24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

‘Diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë me BE në çështje që lidhen me sigurinë…’,Balla takohet me Sorecen

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka realizuar ditën e sotme një takim me ambasadorin Luigi Soreca.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se gjatë takimit të zhvilluar sot me Ambasadorin Luigi Soreca të Ngarkuarin me Punë ad interim në Tiranë, ka nënvizuar se kryefjalë e diskutimeve ka qenë bashkëpunimi me BE në çështje që lidhen me sigurinë, migracionin, apo luftën kundër krimit të organizuar.

Sakaq, Balla theksoi se javën e ardhshme do të zhvillohet në Tiranë një takim i ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, takim i cili paraprin Samitin e Tiranës.

Reagimi i Plotë i Ballës:

Javën e ardhshme mirëpresim në Tiranë ministrat e brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Takimi i Ministrave të Brendshëm paraprin Samitin e Tiranës dhe synon thellimin e bashkëpunimit, integrimit rajonal dhe përshpejtimin integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian.

Me Ambasadorin Luigi Soreca, të Ngarkuarin me Punë ad interim, i saporikthyer në Tiranë, diskutuam edhe për bashkëpunimin e ngushtë me BE në çështje që lidhen me sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbështetjen e nevojshme në kuadër të programeve IPA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...