25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Motori merr flakë pas përplasjes me një makinë, i riu shqiptar humb jeten ne Itali

Motoçikletat ishin pasioni i tij i madh. Që kur ishte fëmijë. Ai shpesh i kushtonte postime në rrjetet sociale një miku të tij të ngushtë, i cili kishte vdekur vite më parë në një aksident me motor. Dhe, me një kthesë tallëse të fatit, i njëjti fat i ndodhi edhe atij.

Pasditen të së enjtes, 7 shtator, Aldo Gjoka , 29-vjeçari lindur në Tiranë, por banues në Lecce të Italisë, gjeti vdekjen pranë Torre Specchia, një marinë një hedhje guri nga San Foca në bregdetin Adriatik të Salentos.

Ai ka qenë duke lëvizur me motorin e tij, kur për shkaqe ende të konstatuara, i riu është përplasur me një makinë, tip ‘Jaguar’ me një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare. Për shkak të goditjes së fortë të aksidentit, makina ka përfunduar në një parmak ndërsa Aldo Gjoka ka përplasur murin rrethues të një prone private, duke e rrëzuar atë.

Gjithashtu si pasojë e aksidentit u shkatërrua një shtyllë ndriçim. Mediat italiane bëjnë me dije se motori mori flakë dhe dokumentet e motoçiklistit u shkatërruan gjithashtu nga flakët, duke vështirësuar fillimisht njohjen.

Disa shoferë kalimtarë kanë lajmëruar shërbimet e urgjencës duke telefonuar qendrën operative 118 dhe policinë. Skena u shfaq menjëherë shumë e rëndë. Përpjekjet për ta ringjallur të riun ishin të kota dhe ai praktikisht vdiq menjëherë: lëndimet që mori rezultuan shumë të rënda. Drejtuesi i makinës, në gjendje konfuze, u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës.

Pas pak minutash në vendin e tragjedisë kanë mbërritur edhe disa nga miqtë e viktimës. Automjetet janë sekuestruar nga policia për hetime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...