24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

U ekzekutua nga një automjet në lëvizje, ky është 41-vjeçari që mbeti i vrarë në Vlorë

Personi që shihni në foto, është Leartiad Keka (Lekaj), 41-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (9 shtator) pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

41-vjeçari, i cili rezulton se ka ndryshuar gjeneralitete, emrin e mbiemrin, ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar. Mësohet se autori i maskuar ka zbritur nga një makinë ‘Audi A6’ me ngjyrë të errët me targa italiane dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit.

Makina që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

8 persona janë shoqëruar gjatë natës nga policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë.

Viktima me precedent të theksuar penal

Laert Keka është një emër i njohur për policinë e Vlorës. Ai ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite burg. Burime thonë se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...