14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

6 viktimat ne Greqi nuk janë shqiptarë, por turq! Mediat: Janë ushtarët e kryemafiozit turk Baris Boyun

Gjashtë persona të cilët u ekzekutuan më 11 shtator 2023 në një atentat mafioz në Greqi, nuk janë shqiptarë, por shtetas turq. Megjithëse fillimisht u raportua nga mediat greke se viktimat ishin shqiptarë, autoritet greke kanë informuar ato shqiptare se 6 personat janë shtetas turq.

“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE” thuhet në një njoftim të shpërndarë nga Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve, viktimat posedonin kartat me identitet francez. Ndërkohë, ka gjasa që konfuzioni se mund të ishin shqiptarë, ishte fakti se brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false.

Ekzekutimi ndodhi rreth orës 18:30 të së hënës në mbrëmje. Ata u qëlluan në një rrugë të izoluar ndërsa po udhëtonin me një makinë blu me targa gjermane. Pesë nga viktimat u gjetën të vdekur brenda automjetit dhe i gjashti, që besohet se ishte drejtuesi, ndodhej jashtë tij.

Asnjë nga gjashtë viktimat, të cilat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht, nuk rezultonin të ishin me precedentë penalë në Greqi, ndërsa fakti që asnjë prej tyre nuk ishte i armatosur po trajtohet gjithashtu si potencialisht i rëndësishëm.

Hetuesit mjeko-ligjorë janë duke kërkuar në vendin e krimit që nga e hëna në kërkim të provave që tregojnë se si ndodhi ngjarja dhe identiteti i autorëve, dhe kanë mbledhur më shumë se 20 gëzhoja të qëlluara nga një pistoletë.

Sipas informacioneve, skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...

Harry Styles për “queerbaiting”: “Ndoshta nuk dini gjithçka për mua”

0
Harry Styles ishte prezantues dhe i ftuar muzikor në episodin e 14 marsit të Saturday Night Live, ku interpretoi dy këngë nga albumi i...

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...