33.4 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Policia e Malit të Zi zbulon tunelin nëntokësor që lidhë një ndërtesë apartamentesh me një depo të gjykatës

Policia në Mal të Zi tha të martën se po zhvillon hetime pas zbulimit të një tuneli nëntokësor që lidhë një ndërtesë apartamentesh me një depo të gjykatës aty pranë, në të cilën ruhen lëndë narkotike të sekuestruara dhe dëshmi të tjera të krimeve.

Tuneli u zbulua nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, tha ministri Brendshëm Filip Axhiç.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Boris Saviç tha në një konferencë me gazetarë se në bazë ë kontrolleve të para “asgjë nuk mungon” në depo.

Ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një “aksion të planifikuar dhe të organizuar mirë, që është përgatitur prej muajsh dhe u ngjan filmave të aksionit”. Ai tha se apartamenti nga ku fillon tuneli nëntokësor ishte marrë me qira disa muaj më parë.

Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror i Malit të Zi shfaqin një vrimë të madhe në mur pas atyre që duket të jenë rafte të depos që mbajnë dëshmitë proceseve gjyqësore.

Sipas të dhënave të autoriteteve shtetërore, në gati tre vitet e fundit, në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë ruajtur gjithsej rreth 9.5 ton droga të llojeve të ndryshme, nga të cilat rreth dy ton kokainë dhe rreth shtatë ton marihuanë.

Hyrja e tunelit në ndërtesën e gjykatës u gjet në një vend “të fshehur mirë” brenda depos, tha kryetari i gjykatës Boris Savic duke shtuar se “autorët gërmuan në themelet e ndërtesës për muaj të tërë për të hyrë brenda”.

Mali i Zi, një vend i vogël buzë detit Adriatik, anëtar i NATO-s, është zotuar të luftojë krimin dhe korrupsionin ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është konsideruar për një kohë të gjatë si një nga rrugët kryesore të trafikimit të drogës në Evropën Perëndimore

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja e dyfishtë në Athinë/ Shqiptari Altin Allmuça qëllon për vdekje partneren dhe më...

0
Ky që shihni në foto është shqiptari Altin Allmuça, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku...

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...