30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, 24 të arrestuar për drogë prostitucion dhe grabitje

Policia ka arrestuar këtë të mërkurë 24 persona në Milano për trafikimi droge, prostitucion dhe grabitje. 16 prej tyre ishin shqiptarë, ndërsa 2 ishin nga Italia, 5 marokenë dhe një me origjinë nga Tunizia.

Pas një hetimi të nisur në vitin 2020 në bashkëpunimin e autoriteteve italiane me ato zviceriane, u zbulua baza logjistike e bandës në Milano, ku operonin dy organizata kriminale me kokë grupi shqiptarë. Sipas medieve italiane, banda sillte drogën nga Afrika e Veriut në Itali dhe Zvicër, ku më pas shitej tek konsumatorët.

Gjatë kontrolleve nga njësa antidrogë, u gjetën rreth 42 kilogramë lëndë narkotike ku përfshihej heroinë, kokainë dhe hashash si dhe 40 kilogramë lëndë prerëse. Gjithashtu, u gjetën 2 armë automatike dhe rreth 13 mijë euro cash.

Në përfundim të hetimit, u gjet edhe një apartament dhe një magazinë që përdoreshin si ambjente për kultivimin e drogës, si dhe disa banesa të tjera për ruajtjen e ngarkesave të drogës. Gjithashtu, u zbulua se banda menaxhonte në mënyrë të qëndrueshme një sistem të shfrytëzimit të prostitucionit me vajza nga Evropa Lindore, ku i detyronin me kërcënime me jetë dhe i vinin në dispozicion të klientëve duke përfshirë dhe takimet online.

Të 24 të dyshuarit u arrestuan dhe u dërguan në burgjet përkatëse duke përfshirë Milanon, Bergamon, Leccen, Kremona, Savona dhe Torino. Ndërkohë po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e mijërave tonëve drogë të fshehura nga banda si dhe qindra mijëra euro të ardhura si fitim nga shitja e kokainës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...