21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Arrestohet në Fushë Krujë 41-vjeçari, vrau Elson Kalaverin në Itali

Policia e Shtetit ka dalë me nje njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e 41-vjeçarit Shkëlzen Keqi, i akuzuar për vrasjen e Elson Kalaverit në Itali në vitin 2022.

41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në afërsi të Fushë Krujës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ndërkohë mediat italiane shkruan ditën e sotme se për vrasjen e Kalaverit ishin arrestuar pesë persona, mes tyre dy shqiptarë dhe tre italianë.

Njoftimi i policise:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme, të koordinuara me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Provinca”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, FAST Albanias dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri.

Vrau me armë zjarri, një shtetas shqiptar, rreth 1 vit më parë, në Itali, kapet në afërsi të Fushë Krujës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit tonë ose të Italisë, specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe ata të njësisë FAST Albania, finalizuan operacionin policor të koduar “Provinca”.

Në kuadër të këtij operacioni, në afërsi të Fushë Krujës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Sh. K., 41 vjeç.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.

Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...