22.5 C
Tiranë
Wednesday, August 13, 2025
spot_img

Policia e Tiranës godet grupin kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e vjedhjes/ Arrestohen 5 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të BE-së.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Dorjan Lamani, 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”; Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”; Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Gjatë operacionit u sekuestruan armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, telefona celular dhe prova të tjera materiale.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor “START & STOP”.
Goditet një grup i strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.
Vihen në pranga 5 pjesëtarë të grupit kriminal, persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.
Ky grup dyshohet të ketë kryer veprimtari kriminale edhe në disa vende të BE-së.
Sekuestrohen armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, telefona celular dhe prova të tjera materiale.
Pas një pune policore dhe procedurale të pandërprerë prej disa muajsh, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “START & STOP”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;
Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;
Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”;
Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”;
Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 12.04.2021, janë kapur në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes së banesës së shtetases B. S., të kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarjeje janë sekuestruar prova materiale si armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe telefona celular, konkretisht:
1 armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë;
17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit,
Bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë etj,
3 palë çelësa automjetesh, njëri prej të cilit dyshohet të jetë vjedhur në banesën e shtetasit A. N., ngjarje e ndodhur në datën 14.12.2020,
1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.
Nga puna e bërë deri tani rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, janë autor të dyshuar dhe të vjedhjes së banesës së shtetasit A. N., në rrugën ‘Xhanfize Keko”, ngjarje e ndodhur në datën 14.12.2020, ku janë vjedhur 40.000 lekë dhe automjeti i tij.
Gjithashtu nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, pasi siguronin informacione dhe piketonin banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri, organizonin dhe kryenin vjedhjen e tyre.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë të përfshirë këta shtetas.
Nëpërmjet Interpol Tiranës po bashkëpunohet edhe me disa vende të BE-së, për të dokumentuar aktivitetin kriminal të këtyre personave në Greqi dhe vende të tjera të BE-së.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” e kryer në bashkëpunim “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet nje person në Prizren me 4.44 kg kokainë, vlera arrin në 300 mijë...

0
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren më 11 gusht, pasi gjatë kontrolleve në dy lokacione iu sekuestrua një sasi e...

Meteoriti i rrallë që goditi një shtëpi në SHBA është më i vjetër se...

0
Një meteorit që goditi një shtëpi në Shtetet e Bashkuara më 26 qershor dhe shpërtheu çatinë e saj është zbuluar të jetë më i...

Zjarret shkatërruese në Gramsh: Digjet Teqeja e Shemberdhenjës

0
Zjarret masive që kanë përfshirë zonat rurale të bashkisë Gramsh po shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe një kërcënim të madh për jetën e...

Trupi i 6-vjeçarit që u zhduk në plazhin pranë Venecias gjendet i pajetë

0
Një tragjedi goditi familjen Panizzo dhe pushuesit në plazhin Ca’ Pasquali, në Cavallino-Treporti pranë Venecias, ku trupi i vogëlushit Carlo Panizzo, 6 vjeç, i...

Tiranë, operacioni “Pako 6” godet trafikimin e drogës: Arrestohen dy të mitur për Cannabis...

0
Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Pako 6”, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas të mitur dhe shpallur në kërkim një...