20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Champions League do të mësojë gjysmëfinalistet e para mbrëmjen e sotme…

Champions League do të mësojë gjysmëfinalistet e para mbrëmjen e sotme. Prej orës 21:00 do të zhvillohen dy ndeshje shumë të rëndësishme, por sigurisht sytë do të jenë në Paris, aty ku do të luhet PSG-Bayern Munich.

Francezët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-2 dhe për Bayern lind detyra e vështirë për të triumfuar me dy gola, për ta kaluar në gjysmëfinale. Te PSG dëshira është e madhe për t’u hakmarrë për humbjen e vjetshme në finalen e Champions League.

Pa Robert Lewandowski për Bayern nuk është e lehtë, edhe pse në duelin e parë dominuan totalisht dhe rezultati ishte ai që ishte falë pritjeve të pafundme të portierit Keylor Navas. PSG është më e plotë, edhe pse për këtë duel ka humbur Marquinhos.

As Icardi e Bernat nuk janë, ndërsa në krahun tjetër Flick nuk ka as lojtarë si Gnabry, Douglss Costa, Roca e Sule. Në ndeshjen tjetër në Sevilla, Chelsea e ka disi më të lehtë për të kaluar në gjysmëfinale.

Londinezët e kanë mundur Porton me rezultatin e pastër 2-0 në duelin e parë dhe tashmë duhet të formalizojnë kualifikimin mes katër më të mirave në Champions League. Trajneri Thomas Tuchel e ka eksperiencën për këtë, pasi vjet me PSG shkoi deri në finale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...