22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë jep dorëheqjen/ “Republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë 100% të aftë…

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e koronavirusit.

“Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë, i cili është 100% i aftë. Ky, aktualisht, nuk jam unë”, tha Anschober, duke përmendur problemet me presionin e gjakut.

“Kam marrë një punë shumë të bukur dhe sfiduese 15 muaj më parë. Më duket sikur nuk kanë kaluar 15 muaj, por 15 vjet”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Anschober ka marrë detyrën në janar të vitit 2020, përpara se pandemia të godiste Austrinë. Më herët ai kishte qenë ish-gazetar, 60 vjeç, është një nga politikanët më popullorë të Austrisë, i njohur për shpjegimet e tij të gjata të sfidave të pandemisë. Ai shpesh ka qenë zë i vetëm në qeveri kur ka kërkuar masa më të rrepta bllokimi, përballë numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus.

Anschober tha të martën se nuk ka pasur asnjë ditë të plotë pushimi për më shumë se një vit – gjë që ka dëmtuar shëndetin e tij. Austria, vend me 8.8 milionë banorë, ka regjistruar mbi 578,000 raste me koronavirus dhe mbi 9,700 viktima.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...