26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Procedohen 2 qytetarë në Rinas/ Tentuan të kalonin në Gjermani dhe Greqi me test të falsifikuar të COVID-19

Dy qytetarë, të cilët tentuan që të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe Athinës kanë hyrë në telashe me policinë.

Sipas policisë së Rinasit, dy shtetasit u ndaluan në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që ata po tentonin të shkonin në Gjermani dhe Greqi.

Policia po ashtu sqaron se pas kontaktit me klinikat mjekësore, rezultoi se testet që dy personat kishin paraqitur ishin te falsifikuara.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste, konkretisht:

Gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Gjermanisë është dyshuar se shtetasi Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur ky shtetas ishte i falsifikuar.

Gjithashtu, gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Athinës është dyshuar se shtetasja P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur të Hasit, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur kjo shtetase ishte i falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të dy shtetasit e lartpërmendur janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”. Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve. Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në vend po intensifikojnë kontrollet duke bashkëpunuar ngushtë edhe me autoritete e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Melinda Ademi pyetet për dasmën me Granit Muhaxherin: “Nuk dua të tregoj, nuk është...

0
Këngëtarja Melinda Ademi, e cila është e fejuar me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, është pyetur së fundmi për planet e çiftit sa i...

“Magjistari i arratisjeve” kapet në Spanjë, shqiptari ishte arratisur 4 herë nga burgjet në...

0
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i njohur...

E kishte denoncuar për kërcënim në 2022, detaje tronditëse nga vrasja e 44-vjeçares në...

0
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Rodopi të Greqisë, ku 53-vjeçari Bujar Meço, me origjinë nga...

Zjarret në Shqipëri, 18 vatra në 24 orët e fundit: 5 aktive dhe 6...

0
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke raportuar 18 vatra zjarri, prej të cilave 5 vijojnë të jenë aktive, 6...

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...