Kryeministri Edi Rama,mori pjesë në takimin vjetor të “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në New York, kreu i qeverisë tha se një nismë e tillë propozohet për herë të parë në historinë e Këshillit të Sigurimit, e madje nga një vend anëtar i përkohshëm siç është Shqipëria.
Kreu i qeverisë tregoi edhe pse ndërmori këtë nismë, e cila sipas tij ka marrë jetë nisur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që goditi vendin tonë, ku miq aletatë u gjendën pranë me ndihma.
“Kur u goditëm nga tërmeti qemë të bekuar se patëm miq dhe nuk na lanë vetëm as Bashkimi Europian, as Turqia, nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga shumë të tjerë të cilët na ndihmuan ndërkohë që qysh prej momentit të parë ishte e jashtëzakonshme të shihje ekipet e shpëtimit të vinin nga mbarë Europa e madje dhe nga Izraeli për të të ndihmuar me shpëtimin e njerëzve që ishin ende gjallë nën rrënoja.
Po kështu ishte e jashtëzakonshme të shihje vetë shqiptaret nga të gjitha vendet ku jetojmë, sepse ne jemi një rast mjaft i veçantë sepse jemi një komb i vogël, por me dy shtete, Shqipëria dhe Kosova dhe shqiptarët jetojnë kudo dhe ju e dini ndoshta më mirë se unë se nëqoftëse doni të hani mirë, shkoni në një restorant të mirë shqiptar në New York dhe gjithë ndihma prej tyre ishte e jashtëzakonshme.Dëgjoni, ne po bëjmë në mënyrë mjaft modeste pjesën tonë dhe po përfitojmë nga kjo mundësi për të shfrytëzuar maksimalisht të qenit anëtar të Këshillit të Sigurimit, por ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi Shqipëria. Kështu që edhe pse jam shumë i gjatë, jemi shumë të vegjël për të imponuar ndonjë gjë apo për të udhëzuar botën drejt diçkaje. Ne thjeshtë besojmë që deri më tani ia kemi dalë të krijojmë sinergjinë e duhur me këto organizata shumë të mëdha, shumë më të mëdha se ne, siç thashë me “Future”, Google është futur në këtë aleancë që do të thoja është një start-up, është fillestare dhe me shprese dhe të tjerë do të bashkohen me ne”, tha Rama.”, tha Rama.