18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Rrjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS, materialet e dorëzuara nga AMP jo të plota

Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës lidhur me skandalin e sistemit TIMS, duket se kanë qenë të pa plota.

Për këtë arsye, institucioni i akuzës i ka kthyer AMP-së kallëzimin për plotësim të hetimeve.

Prokuroria ka dhënë disa udhëzime për plotësimin e disa hetimeve shtesë dhe disa veprimeve të tjera. Burimet shprehen te rezervuara lidhur me detaje nga çështja në fjalë qe kanë të bejne me përgjegjësit e mundshëm të evidentuar deri në këtë fazë të hetimit, apo mangësitë që kanë gjetur në materialet e kallëzuara nga AMP.

Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që nxori në një reagim edhe ambasadën e SHBA e cila ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDoëell ne një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë si dhe duke ofruar mbështjetjen amerikane sa iu përket hetimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...