20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kaloi pa deklaruar mbi 500 mijë euro me ndihmen e policit, kapet në Portin e Durrësit 33-vjeçari

33-vjeçari Elidon Cela, i cili 1 vit më parë u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në një furgon në emër të kompanisë “Buon Aventura” që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë është arrestuar sot nga policia e Durrësit.

Sipas burimeve 33 vjeçari është arrestuar sa ka zbritur nga trageti në portin e Durrësit nga Krimi ekonomik i DVP Durrës.

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Eurot”.

Kapet dhe vihet në pranga, sapo zbriti nga trageti, në portin e Durrësit, 33-vjeçari nga Lushnja, i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti 9000 euro.

33-vjeçari, i shpallur në kërkim për sasinë e madhe të eurove të kapura në portin e Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, i zhvilluar në tetor të vitit 2022, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të shpallur në kërkim që do të kthehej nga Italia në Durrës, me traget, kanë organizuar punën dhe në momentin që shtetasi E. Ç. ka zbritur nga trageti, shërbimet e Policisë e kanë vënë në pranga.

Në vijim të veprimeve, shtetasi E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 14 shtator 2023, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas.

Gjatë kontrollit, në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjetën 9 000 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet e akcizes”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...