19.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Zjarret në Vlorë,arrestohen 2 autorët një në Panaja dhe një në Mifol

Policia e Vlorës ka identifikuar dy raste të zjarrvënies, 1 në Panaja dhe 1 në Mifol.

56-vjeçari M.B., që hapi zjarr në Panaja është vënë në prangat e policisë. Ndërsa G.N., 69 vjeç i cili ndezi zjarr në pyllin e fshatit Mifol është proceduar penalisht.

Si pasojë e zjarrit në Panaja u dogj një sipërfaqe me bimësi dhe ambjenti i jashtëm i një lokali, ndërsa në Mifol u dogj një tokë me bimësi dhe shkurre.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Policia identifikon autorët e 2 rasteve të tjerë të zjarrvënieve në fshatrat Panaja dhe Mifol.

Vihet në pranga një nga shtetasit që ndezi zjarr nga përhapja e të cilit u dogjë një sipërfaqe toke dhe u dëmtua ambienti i jashtëm i një lokali, në fshatin Panaja.

Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër që ndezi zjarrin në fshatin Mifol, nga përhapja e të cilit u dogjë një sipërfaqe toke me bimë dhe shkurre.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:

-M. B., 56 vjeç, pasi ka ndezur zjarr në fshatin Panaja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me bimë dhe ambienti i jashtëm i një lokali.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

-G. N., 69 vjeç, pasi ka ndezur zjarr, në pyllin e fshatin Mifol, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...