22.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Shkëmbimi i zjarrit në Veri të Kosovës, vriten 3 terroristë serbëdhe 2 plagosen , Svelça ” Janë nxjerr nga manastiri 30 terroristët”

Si pasojë e një sulmi me armë dhe shkëmbimeve me armë zjarri që vijojnë prej mëngjesit mes forcave të policisë dhe forcave të armatosura që ndodhen në manastirin e Zveçanit. Sveçla konfirmon se janë vrarë 3 terroristë serbë ndërsa janë arrestuar 6, 2 prej tyre të plagosur.

Në fshatin Banjska në Zveçan, në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, situata mbetet e tensionuar. Grupe të organizuara me uniformë, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme vijojnë të qëllojnë në drejtim të policisë së Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçka ka konfirmuar se janë nxjerrë 30 serbët që u ngujuan në Manastirin e Zveçanit. Ai u shpreh se janë ekzekutuar 3 terroristë si dhe janë arrestuar 6, 2 prej tyre të plagosur. Sveçla u shpreh se kemi të bëjmë me një grup kriminal, të cilët kishin ardhur në territorin e Republikës së Kosovës super të armatosur.
Afrim Bunjaku u vra dhe 2 policë u plagosën rreth orës 02:34 minuta të 24 shtatorit, kur grupet e armatosura sulmuan njësitin e policisë, të cilit e kishin zënë pritë në hyrje të fshatit. Më pas formacioni prej 30 personash me uniforma ushtarake dhe i armatosur rëndë , – shifër e dhënë nga autoritetet kosovare – u fut në manastirin Banjskës në Zveçan ku vijon të sulmojë policinë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...