29.7 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Kjo është kërkesa dhe rezoluta e propozuar nga Bardhi, për mbështetjen e Kosovës

Ashtu si u paralajmërua dje, nga Grupi Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një debati në Kuvend mbi zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e një Rezolute mbi këtë situatë. Kuvendi i Kosovës, më datë 28.09.2023, ka miratuar një Rezolutë mbi sulmin terrorist të datës 24 shtator, ku jo vetëm dënon sulmin, por kërkon edhe anagazhimin e institucioneve për të kërkuar hetim ndërkombëtar.

“Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke mbështetur plotësisht punën e policisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës për ruajtjen e integritetit të tyre territorial dhe funksionimin e shtetit ligjor në çdo pjesë të territorit të Kosovës, gjykojmë që është e nevojshme që edhe Kuvendi i Shqipërisë t’i bashkohet qëndrimit të Kuvendit të Kosovës, duke miratuar një rezolutë të njëjtë dhe duke unifikuar qëndrimin mes dy shteteve tona”- thuhet në kërkesën e paraqitur nga Gazment Bardhi.

Draftrezoluta thekson se Kuvendi i Shqipërisë ofron mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Kosovën dhe institucionet e saj, në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbështet të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve, pa dallim, që jetojnë në Republikën e Kosovës. Në vijim të kërkesës së autoriteteve të Kosovës, për një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë, Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i PD i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërmarrë çdo iniciativë apo nismë të nevojshme në këtë drejtim, duke përmbushur detyrimin kushtetutes të mbrojtjes së të drejtave kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

“Nisur nga sa më sipër, përfshirë disa qëndrime kontraditore dhe që bien ndesh me interesin e Kosovës, nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për zhvillimet në Kosovë, në mbështetje të nenit 98 dhe 99 të Rregullores së Kuvendit, paraqesim këtë mocion me qëllim zhvillimin e një debati në Kuvend për qëndrimin e shtetit shqiptar në raport me zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e Rezolutës për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit”, – thuhet në kërkesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...