25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Duaje veten! Kontrollohu në kohë!, Ministria Koçiu mesazh për “Tetori Rozë”

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave.

Në këtë videomesazh Ministrja Koçiu thekson përpjekjet dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në betejën e vazhdueshme kundër kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë.

Duke i ftuar të gjitha gratë dhe vajzat që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, ministrja nënvizon se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe se mamografitë shpëtojnë jetë.

Ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjithë gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll çdo ditë të vitit.

Le të luftojmë së bashku tumorin e gjirit. Falë armëve dhe mjekëve tanë, kjo është një betejë që shumë nëna dhe gra po e fitojnë me sukses. Bashkojuni programit kombëtar të ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Duaje veten! Kontrollohu në kohë!” – e përfundon mesazhin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...