Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.
Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Parashikohet që alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje vetëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.