25.5 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

“Rama si Pashiçi, nuk ka argat më të shpifur”, Berisha nga Kuvendi

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për ngjarjet në Kosovë duke fajësuar kryeministrin Rama si argat të Serbisë.

Për Berishën, Rama është thjesht një argat i Vuçiç dhe një albanofob i egër. Rama zbaton vetëm urdhrat që i vijnë nga Serbia, duke përfshirë këtu edhe kërkesën për KFOR-in në veri të Kosovës apo krahasimin e saj me Donbasin.

Sali Berisha:

Çdo shqiptar që i thotë vetes i tillë duhet të ndjehet tmerrësisht i lënduar. Dy ditë më parë njëri nga gazetarët më të shquar të botës gjermane do të bënte krahasimin e shekullit në historinë e Ballkanit. Gazetari Majkell Martin do cilësonte Edi Ramën si kryeministrin më të mirë të Serbisë pas Nikolla Pashiç. Nuk ka në historinë e Ballkanit, në historinë e rajonit, një krahasim damkosës si ky dhe më kuptimplotë. Nikolla Pashic është kryeministri i shekullit për serbët, për kuptimin serbomadhisë, është gjithashtu më i pamëshirë, më barabar, më mizor kundër shqiptarëve. Masakra në Lumë, Manastir, Prizren krahina të tjera të Kosovës gjatë luftrave ballkanike. Autori i krimeve më monstruoze. Majkell Martin gjen Edi Ramën 100% të krahasueshëm sepse Edi Rama nga dita që erdhi në pushtet gjer më datën 25 shtator u bë avokat kryesor i të gjitha projekteve të serbomadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit sa Aleksandër Vuçiç. Edi Rama pas vizitës së tij në Beograd në mënyrën më persistente u angazhua për realizimin e projektit të copëtimit të Kosovës. Ai vuri në darë Kosovën vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që shënon vendosjen e hegjemonisë serbe edhe në shekullinë XXI. Pas 100 vitesh në rajonin e ballkanit a ka argat më të shpifur se ky njeri? A ka albanofob më të egër se Edi Rama? Edi Rama u vërsul gjatë këtij viti me tërbimin më të madh për udhëheqjen e Kosovës. Shpalli skenar imagjinar Donbasër, republika e KFOR dhe çdo gjë tjetër që e urdhëron padroni i tij në Beograd, Vuçiç. Në një kohë kur është antihistorike, jashtë çdo konteksti. Kosova nuk kufizohet me Rusinë, por Rusia e vogël kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën. Mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...