9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Bilanci i Sezonit Turistik/ Rama :”Kemi shumë arsye për të qenë krenarë për punën që kemi bërë “

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, në takimin ku po bëhet bilanci i sezonit turistik veror 2023 është shprehur se kjo verë ka qenë më e mbara ndonjëherë si për nga fulsi ashtu dhe nga standardet.

Bilanci i sezonit turistik veror, më i mbari ndonjëherë për nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaj po ashtu, por edhe me standarde të reja në pastërti, siguri e mikpritje duke e futur Shqipërinë në hartën e destinacioneve siç as nuk imagjinohej dot deri pak vite më parë”, shprehet Rama.

Kryeministri tha se nami i mirë që mori Shqipëria gjatë këtij sezoni turistik nuk duhet të kthehet në “boomerang”.

Shefi i qeverisë u ndal te shifrat, ku bëri me dije se muaji shtator është mbyllur me 1.1 mln turistë të huaj, ndërsa tha se këtë vit Shqipëria do të arrijë shifrën e 9 mln turistëve.

Është një arritje që në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjë sikur kemi arritur vërtetë, është një stacion në një rrugë që është e përpjetë. Bumi i këtij sezoni na vuri para edhe sfida të mprehta që duhet ti adresojmë menjëherë. Po ashtu duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, flas edhe për sektorin e sipërmarrjen në turizëm se rreziku se gjithë ky nam i madh dhe i mirë të kthehet në ‘bumerang’ në vijim, është real. Mund të kthehet në ‘bumerang’ nëse nuk do të jemi të përgatitur për të përballur një kërkesë që do të jetë më i madh vitin tjetër. Kemi shumë arsye për të qenë krenarë për punën që kemi bërë dhe të ndihemi të shpërblyer për përpjekjet dhe durimin për të ngjitur shkallët nga një pikënisje jo fort inkurajuese.

Shatori është mbyllur e 1.1 mln turistë, vizitorë të huaj. Deri në fundin e gushtit kemi arritur mbi 7 mln turistë. Mund të arrijmë deri në 10 mln turistë këtë vit nëse vijon i njëjti ritëm. Kemi pasur përballë si një pengesë për ta kapërcyer. Po ta marrim një nga një elementët, shohim se suksesi në turizëm është i lidhur me disa faktorë të thjeshtë që ama lidhen me shumë ndërveprime dhe me shumë institucione. Bukuria magjepse e Shqipërisë nuk është se u krijua nga ne, ishte aty. Madje më parë ka qenë edhe më e virgjër seç ka qenë sot për shkak të zhvillimit. Që bukuria të vihet në dispozicion duhen garantuar disa gjëra të tjera. Që njerëzit të vijnë në një vend për të kaluar pushimet nuk mjafton vetëm imazhet që u shfaqen në mediat sociale, media apo revista, por duhet garancia e sigurisë.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT