30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Pamjet e rënda të vrasjes së aktivistit në mes të rrugës në Nju Jorkp

Një video që po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale po shkakton tronditje dhe tregon vrasjen gjakftohtë të aktivistit dhe poetit amerikan Ryan Carson nga një i panjohur në një rrugë të Nju Jorkut .

Siç shihet edhe në pamje, viktima është ulur në një stol dhe bisedon me një vajzë. Pak metra para tyre, një burrë fillon të godasë pa ndonjë arsye të dukshme patinat e parkuara pranë trotuarit. Papritur, i tërbuar, ai kthehet në anën e 32-vjeçarit dhe e pyet atë “Çfarë dreqin po shikon?”.

Më pas aktivisti i përgjigjet “Nuk po shikoj asgjë” dhe kalon mes të dashurës së tij dhe burrit të tërbuar, i cili fillon t’u afrohet kërcënues.

“Do të të vras!”, kërcënon burri i tërbuar, ndërsa Karsoni i lutet të qetësohet. “Relaksohu” i thotë ai dhe njëkohësisht ngre duart lart.

Sulmuesi më pas fillon ta ndjekë aktivistin, duke tundur një thikë, ndërsa e dashura e tij – e cila vrapon pas tyre – dëgjohet duke bërtitur “Të lutem, të lutem, të lutem!”. Ndërsa shkon për të shpëtuar, Carson bie në stolin ku ishte ulur më parë dhe sulmuesi i kap xhaketën dhe e hedh në tokë, duke e goditur disa herë me thikë në gjoks.

Më pas vrasësi fillon të largohet, ndërsa kur i afrohet e dashura e Carson-it, ai e pështyn dhe pasi ka goditur me shkelma trupin e pajetë të 32-vjeçarit zhduket. Në video, pak sekonda pas sulmit fatal, shihet edhe një grua, e cila nxiton te e dashura e Carson-it duke i thënë: “Shko kujdesu për të, po telefonoj 911”.

Sipas policisë, kjo grua duket se e ka njohur autorin. Sulmi vdekjeprurës ndodhi herët të hënën e kaluar në Lafayette Avenue, disa blloqe larg stacionit të trenit Bedford-Nostrand në Nju Jork, ku çifti kishte zbritur nga metroja teksa kthehej nga një martesë, tha policia.

Pasditen e së martës nuk kishte asnjë të arrestuar për krimin e rëndë, megjithatë autori është në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...