30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Fier/ 2 të rinj kanë në prangat e policisë , shpërndanin drogë në afërsi të shkollave

Dy të rinjtë, sipas policisë u kapën në flagrancë duke shitur kanabis në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë. Këta shtetas e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.

Njoftimi i policise:

Fier- Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Si rezultat i patrullimeve përreth çdo shkolle të qarkut, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në këto ambiente, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Bashkëpunëtorë për shitjen e dozave t\cannabis sativa, në afërsi të një gjimnazi, vihen në pranga 2 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve, 15 vjeç, i proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, në doza dhe në sasi.

Si rezultat i patrullimeve me shërbime shtesë, në afërsi të çdo shkolle në territorin e qarkut, me qëllim përmbushjen e objektivave madhorë, zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla dhe parandalimin e depërtimit të krimeve, në këto ambiente, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, shërbimet e forcave të posaçme Operacionale dhe “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të këtyre ambienteve.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin J. H., 18 vjeç dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier. Këta shtetas u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë. Këta shtetas e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.

Qeset me cannabis dhe dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet rezultoi se 15-vjeçari është përdorur më parë për të kryer këtë veprimtari kriminale, nga shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Fier, i arrestuar më datë 19.08.2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...