29.1 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Tjetër futbollist kosovar i bashkohet Shqipërisë për ndeshjet eleminatore

Dion Berisha luajti 24 minuta për Kosovën U21 në ndeshjen ndaj Polonisë dhe dhjetë minuta kundër Gjermanisë në muajin e kaluar. Por Berisha më nuk do të paraqitet në asnjë ndeshje për Shpresat e Kosovës. Ai të mërkurën është përfshirë në listën e Shqipërisë U21 për ndeshjet eliminatore të “Euro 2025” kundër Finlandës dhe Malit të Zi.

Berisha 20-vjeçar është pjesë e ekipit të dytë të Bayernit, ndërsa në total për Kosovën ka luajtur edhe një ndeshje tjetër më herët, ndërsa ka edhe një gol të shënuar. Ka luajtur po ashtu edhe për Kosovën U17 dhe U16, por nga ky muaj, ai do ta përfaqësojë Shqipërinë.

Është ky largimi i radhës i lojtarëve nga grupmoshat e reja të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.

Në listën e selektorit Alban Bushit është edhe Enis Shabani. Për Shabanin, i cili edicionin e kaluar debutoi në Bundesligë me Mainzin dhe ka luajtur për U19 të Gjermanisë, Kosova kishte shprehur interesim. Shabani është 20-vjeçar dhe luan për ekipin e dytë të Mainzit. Ai vlerësohet shpresë e ekipit gjerman.

Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II)”, shkruan në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shqipëria U21 luan më 13 tetor në udhëtim te Finlanda, ndërsa katër ditë më vonë e pret Malin e Zi.

Bushi për këto ndeshje që i takojnë Grupit E kualifikues, ka ftuar 24 futbollistë, përfshirë edhe Medon Berishën e Adrion Pajazitin, të cilët në të shkuarën kanë luajtur për Kosovën U21.

Shqipëria U21 po synon kualifikikimin në Evropianin e vitit 2025 dhe pas dy ndeshjeve të luajtura deri më tani në këtë cikël eliminator, ka shënuar dy fitore. Me gjashtë pikë të mbledhura i prin grupit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...