27.7 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor, Balla: “mundësi për një rajon më të bashkuar, të lidhur më mirë”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në përgjigje të interesit të deputetëve të Komisionit për Çështjet Europiane, për procesin e lëvizjes së lirë në bazë të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor, deklaroi se ajo përmbushur e tani jemi në fazën që duhet konsoliduar.

Ministri Balla bëri një panoramë të plotë të shtyllave kryesore të kësaj marrëveshjeje, qëllimeve, avantazheve që krijon, duke nënvizuar njëherësh edhe sfidat që dalin nga zbatimi i saj konkret në terren, për shkak të veçorive të sistemeve e procedurave që përdorin shtetet e ndryshme, pjesë e marrëveshjes.

Ministri bëri një kronologji në lidhje me marrëveshjen dhe shtetet pjesëmarrëse, duke saktësuar se kjo është një nismë diplomatike për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, e njohur si Procesi i Berlinit.

Në lidhje me këtë çështje, ai tha se “marrëveshja për lirinë e lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor, është nënshkruar në Berlin, më 3.11.2022, dhe ka hyrë në fuqi më 1.6.2023. Procesi i Berlinit nis me Konferencën e nivelit të lartë, të mbajtur në Berlin, më datë 28 gusht 2014 dhe është një iniciativë diplomatike për zgjerimin e Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.
Lëvizja e Lehtësuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Kartat e Identitetit është një Marrëveshjeje Rajonale si një mundësi për një rajon më të bashkuar, të lidhur më mirë me njëri tjetrin dhe më shumë përfitime për qytetarët e tij”.

Duke u ndalur në problematikat konkrete në lidhje me zbatimin e marrëveshjes, Balla përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut, që lidhet me përdorimin e sistemeve të ndryshme të identifikimit në pikat kufitare.

Një ndër problematikat që haset në PKK është unifikimi i identifikimit të udhëtarëve që kalojnë në kufi, sepse, p.sh., në rastin tonë me Maqedoninë e Veriut, në përdorim sisteme të ndryshme. Në rast se Shqipëria përdor sistemin TIMS, Maqedonia përdor një sistem tjetër. Unifikimi i tyre, në fazën që jemi, është i pamundur, prandaj dua të sqaroj qytetarët që kalojnë në këto pika që ka pasur vonesa, edhe pse kemi aplikuar parimin “one stop shop”, pra një kontroll të vetëm, përsëri problemi ka ekzistuar për shkak se për çdo qytetar që kalon, duhet hedhur në të dy sistemet, edhe në atë të Shqipërisë, edhe në atë të Maqedonisë së Veriut. Ky është sqarimi, se edhe pse kemi kaluar në këtë formë kontrolli, përsëri kemi pasur vonesa. Në komunikimin që kam pasur me Ministrin Spasovski, në momentet që ka pasur vonesa, kemi kaluar edhe në “lëvizje të lirë” do ta quaja, pa kontroll, duke regjistruar vetëm targat e mjeteve, për efekt të detyrimeve që të dyja palët kanë në kuadër të detyrimeve që burojnë nga marrëveshjet që kemi me palë të treta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...