10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”,aktorja Pitarka rrëfen historinë e saj tek klinika ku humbi jetën fëmija 3 vjeç

Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar për rastin tragjik të 3-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e mbidozës së narkozës në një klinikë dentare.

Fëmija ishte për 3 ditë në QSUT , pas vizitës në klinikën dentare, ku humbi jetën pas qëndrimit në koma. Pitarka thotë se tek ajo klinikë ajo kishte çuar nipin e saj 1 vit më parë.

Pas vizitës së nipit tek klinika iu desh 5 orë që të zgjohej dhe kur u zgjua kishte marrje mendsh,të vjella dhe fliste përçart. Gjithashtu ajo ndjehet fajtore që nuk e denoncoi atë klinikë 1 vit më parë për shkak të nipit të saj, sepse në këtë mënyrë ndoshta dha tragjedia me 3-vjeçarin nuk do të kishte ndodhur.

Postimi i Eliona Pitarkës në InstaStory:

Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë Eliona Pitarka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...