21.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Ushtria izraelite ka ndalur dhe shkatërruar 85-90 për qind të raketave duke përdorur “Kupolën e Hekurt”

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se “kupola e hekurt” ka ndalur dhe shkatërruar 85-90 për qind të raketave që janë hedhur nga Hamasi mbi qytetet izraelite.

Me dhunën e përshkallëzuar në jug të Izraelit, është rikthyer tingulli tashmë i njohur: sirenat për alarm nga shpërthimet që me automatizëm aktivizojnë edhe “kupolën e hekurt”, sistemin kundërajror të mbrojtjes. Hamasi nga Rripi i Gazës ka shkrepur qindra raketa në drejtim të Izraelit, që falë sistemit kundër-raketor ka arritur t’i ndalë, dhe demet janë minimale në krahasim me atë çfarë do të ndodhte në të vërtetë.

Por, çfarë është “kupola e hekurt”?

Është sistem kundër-raketor, zhvilluar nga kompanitë izraelite Rafael Advanced Defence Systems dhe Israel Aerospace Industries me përkrahjen financiare dhe teknike të Shteteve të Bashkuara. Për herë të parë u përdor në vitin 2011 dhe është dizajnuar që të ndalë në ajër raketat me rreze të shkurtër veprimi.

Dy sisteme të ndara të njohura si David’s Sling dhe Arroë, janë dizajnuar për raketat me rreze të mesme veprimi, përfshirë edhe aeroplanët dhe dronët. “Kupola e hekurt” bazohet në sistemin e radarit që analizon për të përcaktuar nëse raketa që është në lëvizje paraqet rrezik –ajo shkrep vetëm atëherë kur ekziston rreziku që raketa të shpërthejë në zonat e banuara apo në vendet me infrastrukturë shumë të rëndësishme. Ministria e Mbrojtjes Izraelite, ka thënë që “kupola e hekurt” ka aftësi të ndal raketat, dronët dhe kërcënimet tjera që aktualisht nuk ekzistojnë por që do të shfaqen së shpejti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...