31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Berisha për dakordësinë me maxhorancën për rezolutën e Kosovës: Këtë priste çdo shqiptar

Sali Berisha ka komentuar dakordësinë e arritur dje mes opozitës dhe maxhorancën për rezolutën e Kosovës, e cila pritet të miratohet sot në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij pak para nisjes së seancës plenare, Berisha e cilësoi këtë konsensus, një arritje të madhe kombëtare.

“Për interesat e kombit shqiptar, që nga viti 2013 e deri më sot, kemi qenë në pozita të kundërta në qëndrimin ndaj Kosovës, me PS dhe Ramën. Kjo është e njohur. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, mendoj unë se duhet të ndërtohen së pari në parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme. Sado që jemi vëllezër, nuk jemi një shtet dual, por dy shtete të pavarura, dhe në këtë kontekst, respektimi i vullnetit të zgjedhësve, të të dy shteteve është kusht themelor. Kjo s’ka ndodhur në 10 vite.
Konsensusi, arritje e madhe e kombëtare. U ra dakord që të mbështetet plotësisht rezoluta e Kosovës, të mbështet nen për nen. Këtë priste çdo shqiptar. Plus dy rekomandime të tjera. Tani mund të thoni ju se çfarë ndodhi? Aq sa mund ta merrni vesh se çfarë ndodhi me Ballkanin e Hapur, mund të merret vesh. Por sot ka rëndësi që deputetët do të votojnë mbështetjen e plotë të rezolutës së Kosovës. Vjen në një moment të rëndësishëm.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...