24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Vodhi një dyqan telefonash dhe tentoi të grabiste një tjetër, arrestohet hajduti

Ka rënë në prangat e policisë së Tiranës 31-vjeçari, i cili para tre ditësh vodhi një shumë parash në një dyqan te Myslym Shyri. I riu u fut në ambientet e dyqanit dhe nën kërcënimin e një pistolete çakmak, vodhi një shumë parash.

Një ditë më pas ai tentoi sërish të vidhte një tjetër dyqan në Kombinat por njëra nga shitëset e nxori jashtë.

31-vjeçari Pieraldo Pelushi, ka qenë i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Repeated”.

Operacioni u finalizua pas një pune intensive hetimore nga Komisariatet e Policisë Nr. 2, Nr. 3, dhe Nr. 6, për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në Tiranë, në 2 subjekte private.

Vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në dyqan tjetër në Kombinat, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari Pieraldo Pelushi.

31-vjeçari, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen veshjet të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në një dyqan në rrugën “Mylsym Shyri”, ku një shtetas vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në një dyqan tjetër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në këtë kuadër është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Repeated”, si rezultat i tij, pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shefqet Musaraj”, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi:

31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

31-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në rrugën “Myslym Shyri”, ku u vodh një shumë parash, dhe i ngjarjes së ndodhur më datë 11.10.2023, në Kombinat, ku u tentua të vidhej në një dyqan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...