28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Moska mbetet në kontakt me Hamasin, thotë zëvendësministri i Jashtëm rus

Moska po vazhdon diskutimet me Hamasin për zgjidhjen e situatës në Lindjen e Mesme, tha të premten Ministria e Jashtme ruse.

“Ne jemi në kontakt me të gjithë,” u tha gazetarëve zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov. “Ne gjithashtu kemi akses në udhëheqjen e Hamasit.”

Lirimi i pengjeve nduhet të zgjidhet “me shumë kujdes dhe përpikëri,” tha Bogdanov.

Sipas Bogdanov, përfaqësuesit rusë synojnë të vizitojnë Lindjen e Mesme si pjesë e përpjekjeve të tyre për zgjidhjen e krizës.

Bogdanov gjithashtu e quajti thirrjen e Izraelit per evakuimin e civileve nga Gaza një “shkelje të të drejtave të njeriut”.

“Ky nuk është një evakuim, ky është një dëbim nga shtëpitë e tyre, nga vendet ku ata kanë jetuar gjithë jetën,” tha Bogdanov.

Zyrtari rus tha gjithashtu se Moska kundërshton “pushtimin izraelit” të Rripit të Gazës në rast të një operacioni të mundshëm tokësor izraelit.

“Ne jemi kundër pushtimit. Ekziston një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që, në parim, baza e paqes dhe sigurisë është toka në këmbim të paqes. Normalizimi në këmbim të tërheqjes së Izraelit nga territoret e pushtuara arabe,” u tha ai gazetarëve.

Viktimat ruse të Hamasit: Aktualisht nuk ka asnjë informacion për shtetasit rus qe u zhduken pas sulmeve të Hamasit javën e kaluar, tha të premten Kremlini.

Më herët gjatë javës, të paktën dy shtetas rus u konfirmuan se ishin vrarë në sulmin e Hamasit të shtunën, tha ambasadori rus Anatoly Viktorov në televizionin rus. Numri i rusëve të vrarë vazhdon të rritet, tha ambasada ruse në Izrael, pa specifikuar një numër të saktë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...