Moderatoren Arbana Osmani së fundmi po e shohim shpesh nëpër stadiume në vende të ndryshme të botës.
Për këtë tifollik të saj, ka gisht padyshim Eduart Grishaj i cili është një fans i futbollit. Çifti nuk mungoi as mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e madhe Shqipëri-Çeki.
“Kuq e zi gjithë jetën”, shkruan Arbana në një foto në Instagram krah mikes së saj, Xhemi Shehu.
Si gjithmonë komentet janë të shumta në fotot e saj, por këtë herë njëri ja ka marrë vëmendjen Arbanës.
“Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, shkruan komentues.
Por moderatorja i është përgjigjur me ironi: Edhe dasmen mos harro.
Kujtojmë se Arbana Osmani u martua më 17 qershor, në Toskanë-Itali.