10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Helmohen 61 persona në Malishevë nga ushqimi që konsumuan në Fast Food

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Afrim Krasniqi, ka bërë të ditur se numri i të helmuarve me ushqim në Malishevë, ka shkuar në 61.

Këta persona dyshohet se janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në një lokal të Malishevës, që shërben ushqime të shpejta.

“Deri tani në këto momente kur po flasim, janë evidentuar 61 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, ka thënë Krasniqi, për Klan Kosova.

Ai ka bërë të ditur se një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare është në gjendje më të rëndë.

“Gjendja për momentin është më e rëndë për momentin është e një fëmijë të moshës gjashtëvjeçare. Komplikimet e tij janë për momentin janë dridhjet, ethe, temperaturë dhe ka një çrregullim të sistemit nervor për momentin”, u shpreh tutje ai.

Ai ka thënë se ushqimi që kanë konsumuar të helmuarit kryesisht ka qenë doner.

Ndryshe, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se fillimisht personat që kishin konsumuar ushqim kishin kërkuar ndihmë në QKMF-në e Malishevës ku janë konstatuar dyshimet e forta se bëhet fjalë për helmim.

“Rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se disa persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë, nga raportet fillestare mjekësore, dyshoheshin për helmim si pasojë e ngrënjes së ushqimit në një lokal ku shërbehen ushqime të shpejta”.

Ai ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal si dhe ata të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ndërkaq, drejtori për shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, për Telegrafin ka thënë se 10 prej të helmuarve kanë simptoma të rënda dhe për trajtim janë dërguar në QKUK-Prishtinë.

“10 persona pas simptomave të rënda të helmimit janë dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në QKUK. Gjendja e disave prej tyre është e rëndë, por mjekja na ka thënë se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...