27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Shpresojmë që Hezbollahu të mos sjellë shkatërrimin”, paralajmëron këshilltari i sigurisë në Izrael

Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se armiqësitë me Hezbollahun libanez, ndërsa vazhdon lufta në Gaza, dukeshin të përmbajtura. Ai e paralajmëroi grupin që të mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në “shkatërrimin e Libanit”.

Në një dalje televizive, zoti Tzachi Hanegbi tha se Izraeli po i përqendronte luftimet në enklavën palestineze, nga e cila persona të armatosur të Hamasit kryen një masakër të paprecedentë në qytetet jugore të Izraelit një javë më parë. Ai tha se Izraeli po përpiqet që të mos tërhiqet në një luftë me dy fronte.

Duke folur pasi zoti Netanyahu vizitoi trupat në periferi të Gazës, në prag të një ndërhyrje ushtarake nga toka, zoti Hanegbi tha se përplasjet e kufizuara përgjatë kufirit libanez tregojnë se Hezbollahu po qëndronte “nën pragun e përshkallëzimit”.

“Shpresojmë që Hezbollahu të mos sjellë shkatërrimin, de fakto, të Libanit, sepse nëse do të ketë një luftë atje, rezultati nuk do të jetë më i vogël”, tha ai, duke aluduar kërcënimet izraelite për të nisur sulme të rënda ndaj vendit në një përpjekje për të frenuar lëshimet e arsenalit të gjerë të raketave të Hezbollahut.

Disa ditë para mizorive të Hamasit që vranë rreth 1300 izraelitë, zoti Hanegbi kishte thënë në një intervistë për median se grupi islamik palestinez ishte i frenuar për të ndërmarrë sulme ndaj Izraelit.

“Ky ishte një gabim”, tha ai, duke shtuar se vlerësimi i gabuar u nda në të gjithë komunitetin e zbulimit izraelit. “Nuk ka dyshim se shteti i Izraelit nuk e përmbushi misionin e tij”.

Ai i hodhi poshtë si “lajme të rreme” raportet e mediave se Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për një zhvillim të mundshëm të rrezikshëm, ndërsa konfirmoi një raport tjetër se, përpara sulmit, shefi i agjencisë së sigurisë së Izraelit, e njohur si Shin Bet, kishte marrë informacione zbulimi të pazakonta.

Ronen Bar zhvilloi një takim në orën 4 të mëngjesit lidhur me informacionet e pazakonta të zbulimit ditën që ndodhi sulmi i Hamasit, por nuk u konsiderua si një paralajmërim konkret për atë që pasoi 2.5 orë më vonë, tha zoti Hanegbi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...