21.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Rritet raporti , 2,329 palestinezë të vdekur në Rripin e Gazës

Numri i të vdekurve të palestinezëve në Rripin e Gazës ishte rritur mëngjesin e sotëm në 2,329, ndërsa të plagosurit ishin 9,714, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Numri përfshin të gjithë të vrarët ose të plagosurit nga Izraeli që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor.
Lufta ka hyrë në një fazë mjaft të nxehtë pas një jave. Më herët ushtria izraelite paralajmëroi operacione ushtarake në Gaza nga ajri, toka dhe deti. Ajo i bëri thirrje gjithë banorëve të Gazës të largoheshin pasi do ndërmerrnin sulme.

Ditën e djeshme kryeministri Netanyahu vizitoi trupat izraelite që kanë rrethuar Rripin e Gazës, duke parë nga afër si po shkojnë përgatitjet e sulmit.

Ka pasur thirrje ndërkombëtare që Izraeli ta ndalojë rrethimin e Gazës. Vetë shteti izraelit ka fajësuar Hamasin se nuk po lejon njerëzit të largohen nga Gaza.

Pritet të shihet se deri ku do të përshkallëzohet kjo luftë, ndërkohë që edhe Irani ka paralajëmruar Izraelin të mos vazhdojë më tej konfliktin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...