32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Hapja e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, Von Der Leyen:”do të kemi 15 bursa për studentë”

Memorandumi i Mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë u firmos më 6 tetor nga Manastirliu, Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në praninë e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ditën e sotme ka mbërritur në Tiranë dhe Presidentja e Këshillit Evropian Ursula von der Leyen, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Së bashku me Ramën, Mogherinin ata inauguruan hapjen e një dege të re të Kolegjit të Evropian në Tiranë.

Ursula:

I nderuar kryeministër, i dashur Edi, shumë e dashur Federika. E mbaj mend vjet kur ishit ju që lançuat idenë e mrekullueshme për të pasur një degë të kolegjit të Evropës në Tiranë, ishit ju që e patët këtë ide. Kështu filluam punën, KE qeveria juaj dhe Kolegji i Europës. Dhe ja ku jemi sot duke krijuar themelet e degës së tretë të Kolegjit të Evropës në Tiranë. Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit, por sot do të përqendrohemi tek ata që do t’i japin jetë kolegjit. Dhe sot ishte kënaqësi të lanconim çeljen e regjistrimit në këtë kolegj për këtë vit akademik. Ju e thatë vetë kjo është dega e tretë e kolegjit. 31 studentë do të jenë pjesë e kursit master. Por kam kënaqësië t’ju njoftoj se do të kemi 15 bursa për studentë të Ballkanit Perëndimor për 3 vite”, tha Von Der Leyen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...