15.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Rama nxjerr pamjet nga salla ku do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit

Pak para nisjes së samitit për Procesin e Berlinit, që ka mbledhur liderët e Be dhe të rajonit në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka treguar ambientet nga salla ku do të mbahet mbledhja.

Mbledhja e këtij samiti do të mbahet në ambientet e restauruara te piramida.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES
dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”,
shkruan Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT