25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde”, Scholz në fjalimin e tij në Samitin e Berlinit

Drejtuesi i vendit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian ishte më i drejtpërdrejtë sa i përket integrimit të Ballkanit.

“Unë jam i bindur që është gabim që pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë Ballkani Perëndimor nuk është anëtarësuar në bashkimin evropian. Duhet të ishte bërë tashmë. 20 vite janë shumë dhe tani duhet të ecim shumë më shpejt”– u shpreh kancelari gjerman.

Nga ana e saj kryekomisionerja Von der Leyen tha se procesi është i bazuar në meritë dhe se 2030 është aty për të gjitha vendet që të përshpejtojnë me reformat.

“Metodologjia e përbashkët që kemi pranuar me Këshillin Evropian, është një proces me meritë dhe është më përfituese për vendet gjithashtu. Është gjithçka e bazuar në meritë. Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde”– u shpreh Von Der Leyen.
Nga Tirana Scholz dhe Von der Leyen cekën edhe zhvillimet e fundit që kanë minuar sigurinë në rajon dhe botë. Kancelari gjerman bëri thirrje për reflektim të menjëhershëm për të qetësuar situatën në veri të Kosovës ndërsa kryekomisionerja tha se ajo që ka ndodhur këto ditë në lindjen e mesme me civilët nga të dyja palët është e papranueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...