33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vizita e Macron në Tiranë: “I lumtur që jam në krah të presidentit të Francës”

Rama e cilësoi vizitën e macron më shumë se formale teksa shtoi se Franca ka rritur angazhimin e saj në rajon.

Rama:

Jam shumë i lumtur që jam në krah të presidentit të Francës, jo në Paris, jo në Bruksel, por në Tiranë. Jam shumë i lumtur pas një pritje të paktën shekullore, jemi për një vizitë bilaterale. Është një vizitë miqësore, angazhimi për të thelluar më tej në marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë, dhe po të shohim të dhënat konkreta kanë njohur një zhvillim të papritur në vitet e fundit, si rezultat i angazhimit të Francës në rajon, të angazhimit të vetë presidentit në kërkim të një marrëdhënie konkrete dhe produktive për BE dhe BP.

Marrëdhënie kjo që duhet të jetë në gjendje që në çdo hap t’u japë vendeve tona mundësinë e bashkimit me Europën, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit, i cili sipas meje dhe Presidentit duhet të vijojë në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë të bëhet një arsye ankthi në raport me të ardhmen e vendeve tona. Jam shumë i lumtur që Presidenti e tha mbrëmë qartë se zgjerimi i BE-së nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës dhe për këtë unë jam shumë shpresëplotë që Presidenti do udhëheqë një proces të tillë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...