25.2 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Operacioni “Tempulli”/Shpërndanin drogë në Elbasan, 3 shtetas bien në pranga

3 persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit ndërsa tre të janë janë proceduar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Të arrestuar janë Brikli Filja 20 vjeç, Juxhin Kaloti 34 vjeç, dhe Florenc Janku 35 vjeç, si edhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë janë sekuestruar sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe 2 thika të dyshuara vepra arti, të trafikuara nga njëri prej të arrestuarve.

Njoftimi Policisë

Elbasan/Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Goditen 4 raste të tjera të shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike, në doza.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

2 nga të arrestuarit, me precedentë të mëparshëm penal, për vjedhje ose për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe 2 thika të dyshuara vepra arti, të trafikuara nga njëri prej të arrestuarve.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e forcave të posaçme “Shqiponja” dhe Operacionale, të DVP Elbasan, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, në lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit, kanë konstatuar dhe goditur 4 raste të tjera në këtë fushë.

-Në lagjen “Visarjon Xhuvani”, u kap në flagrancë, me doza cannabisi, me vete, shtetasi F. J. (i dënuar më parë për vjedhje). Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte fshehur në një kuti, në rrugën “Janaq Kilica”, doza të tjera të kësaj lënde narkotike, me qëllim blerjen nga shtetasit G. D. dhe B. S.. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin u vu në pranga shtetasi F. J., 35 vjeç, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. D., 31 vjeç dhe B. S., 29 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e dyshuara të lëndës narkotike cannabis sativa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...