15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Arrestohen dy të rinj në Vlorë, droguan 26 vjeçaren dhe abuzuan seksualisht (EMRAT)

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi kanë nxitur një 26-vjeçare të pinte drogë dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.

Sipas informacioneve policore një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se të arrestuar janë Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti është shpallur në kërkim.

Përdhunuesi Albi Ceno, vjen nga një familje e njohur në qytetin e Vlorës, pasi babai i tij Krenar Ceno është pronari i Kraal Hotel në “Plazhin e Vjetër”.

Ndërsa përdhunuesi tjetër Oltjan Tahiri, është djali i pronarit të restorant “Malko” në Nartë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT