32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Arrestohet 56-vjeçari nga Kosova për falsifikim dokumentash dhe pastrim parash

Shtetasi M. T., 56-vjeç nga Kosova, është arrestuar në Shqipëri për akuzat e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave. Ky arrest ka qenë me qëllim ekstradimin e tij, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Zvicrës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët e tyre në Zvicër, po ndjek procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit, që është një proces ligjor që do të përcaktojë nëse do të kthehet në Zvicër për t’u përballe akuzave që i janë drejtuar atje.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Zvicrës, për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave, arrestohet me qëllim ekstradimin, 56-vjeçari nga Kosova.

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berni, pasi autoritetet gjyqësore të Zvicrës i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...