34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gazment Bardhi pas mbylljes së seancës së Kuvendit: “Rrethimi me gardistë antikushtetues”

Pas mbylljes së seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku u miratua buxheti për vitin 2024 me votat e Partisë Socialiste (PS), Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD), ka shprehur një kritikë të ashprë ndaj këtij akti. Bardhi e cilëson rrethimin e sallës së Kuvendit me Gardistë si antikushtetues dhe e paprecedentë.

“Nuk kemi përplasje me Gardën e Republikës. Sipas Ligjit, Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit,” theksoi Bardhi. Ai vlerëson se kjo situatë ka shkelur kushtetutën dhe ka krijuar një atmosferë të paparë, duke theksuar se Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe aspirante për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE), nuk duhet të paraqitet si vend në gjendje lufte.

Gazment Bardhi gjithashtu bën thirrje për llogaridhënie nga kryetarja e Kuvendit për mosrespektimin e rregullave kushtetuese dhe akuzon se është gënjuar në lidhje me një urdhër të paligjshëm që ka çuar në rrethimin e sallës së Kuvendit me forca të gardës. Ai gjithashtu shpreh keqardhje për kryeministrin Edi Rama, e cilin e quan “frikacak” për blindimin e sallës së Kuvendit për të ardhur në seancë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...