25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Ish-efektiv i Forcave RENEA

Arrestohet ish-efektivi i Forcave RENEA Arbër Papleka, i cili dyshohet si autori kryesor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Disa persona janë shoqëruar dhe disa të tjerë po merren në pyetje lidhur me vrasjen e e militantit të PS-së, ngjarje e ndodhur sot në lagjen “5 Maji”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloje armësh, dhe për këtë arsye dyshohet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve politike që po bënin fushatë. Autori i dyshuar Arbër Papleka ishte larguar nga Policia dy vite më parë.

Ish-efektiv i forcave të RENA-s, dyshohet se ka hapur zjarr ndaj Xhuvanit, i cili thuhet se po qarkullonte në një automjet pa targa, ndërkohë që ka lënë të vdekur viktimën.

Ndaj tij janë shtënë 8 plumba, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B.

Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S.

Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjtiha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...