31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton për situatën rrugore pas motit të ftohtë dhe dëborës

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë një njoftim përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e vështirë në akset rrugore në vend pas motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës.

Gjatë orëve të natës dhe mëngjesit, ARRSH njofton se ka pasur reshje dëbore vetëm në zonën e Llogarasë, ku janë kryer punime për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat në zonat malore raportohen të kenë rënë deri në -7.

Nëpërmjet njoftimit, ARRSH bën të ditur se qarkullimi vazhdon pa probleme në të gjitha akset rrugore kombëtare. Grupet e mirëmbajtjes janë angazhuar për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet me prezencë dëbore. Po ashtu, u bëhet thirrje që të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

🚧Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara🌨️ ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës🚜
Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore❄️
🦺Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave🚜
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale🚘
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮
#ARRSH #MIE

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...