27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ministri i Brendshëm Balla: Operacioni ‘Sundimi i Ligjit’ mbështet mbrojtjen e komuniteteve dhe kthimin e ligjit në zbatim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor të quajtur “Sundimi i Ligjit”, duke theksuar se ky operacion ka si qëllim mbrojtjen e komuniteteve nga individët me rrezikshmëri të lartë, personat në kërkim nga drejtësia, dhe ata që posedojnë armë pa leje.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të policisë në disa qytete të vendit, përfshirë Shkodrën, Tiranën, Elbasanin, Prrenjas dhe Vlorën, ministri ka njoftuar se janë arrestuar dhe ndaluar 19 persona. Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike dhe automjete që dyshohet se janë përdorur në veprimtari kriminale.

Ministri Balla ka theksuar rëndësinë e kthimit të sundimit të ligjit dhe forcimit të sigurisë në komunitet, duke shprehur vendosmërinë për të luftuar krimin dhe të garantuar rendin publik në tërë vendin.

Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. #PaketaeSigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës. Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

Në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë, u arrestuan, ndaluan/proceduan 19 shtetas. U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.

Vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...