Dashi
Sot mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin apo mikun tuaj. Mund të reagoni ashpër për shkak të situatave që keni kaluar ditët e fundit që ju kanë bërë të ndiheni më të pambrojtur se zakonisht. Prirja juaj kur përballeni me tension është të jeni të parët që tërhiqeni. Mundohuni të mos e bëni këtë herë. Ndonjëherë vetëflijimi vjen me një kosto shumë të lartë.
Demi
Sot Mërkuri do t’jua vështirësojë pak ditën. Për të kaluar pengesat do të duhet të përdorni të gjithë diplomacinë tuaj. Nga ana tjetër duhet të jeni edhe më praktikë. Do të shfaqni humor të mirë në punë dhe kjo do të ndikojë edhe tek kolegët. Kontrolloji email-et. Pritet një mesazh i rëndësishëm për ju.
Binjakët
Mos lejoni që letargjia t’ju prishë ditën. Duhet të punoni drejt rivendosjes së harmonisë dhe balancës në jetën personale, madje dhe tek shëndeti. Përqendrohuni tek detyrat që keni.
Gaforrja
Çfarëdolloj gjëje që nisni sot do të ketë sukses pavarësisht pengesave gjatë rrugës. Do të jeni në gjendje të rikarikoni dhe rivendosni lidhjet e shëndetit me të tjerët. Thjesht mundohuni të mos drejtoni çdo marrëdhënie. Tregoni barazi dhe më pas të gjithë do iu dashurojnë.
Luani
Do t’ju vijë një ofertë shumë interesante pune dhe tundimi do të jetë i madh. Mos merrni vendim pa vlerësuar më parë të gjitha mundësitë dhe pa u këshilluar me dikë me më shumë eksperiencë.
Virgjëresha
Ndreqja e komunikimit me dikë mund të jetë diçka e lodhshme, por evitimi nuk është kurrë ide e mirë. Vini në përdorim aftësitë tuaja unike për të ndrequr situatën dhe gjithçka do të shkojë për mrekulli. Një qëndrim i vendosur dhe i drejtpërdrejt është ajo që kërkohet në situata të tilla. Nisni një dialog të hapur e të sinqertë dhe pretendoni të njëjtën gjë nga tjetri.
Peshorja
Ju nuk ngurroni të thoni atë që mendoni dhe shpesh goja juaj ju fut në telashe. Është e vërtetë që shpërthimet tuaja verbale shpesh lehtësojnë tensionin në situata të vështira, por ka raste kur fjalët e mira janë një mënyrë më efektive për t’u kuptuar. Pse të mos e provoni?
Akrepi
Hëna do të fillojë të japë ndikime pozitive. Kjo do të jetë një ditë veçanërisht e rrezikshme për historitë e dashurisë. Mund të diskutoni çështje të rëndësishme me të afërmit. Mundohuni të jeni të sjellshëm në biseda. Nëse nuk ia dilni me ndonjë situatë, më mirë lëreni.
Shigjetari
Sot jeni më emocionalë se zakonisht kështu që kjo ju bën më të paqëndrueshëm tek të tjerët. Do të keni shumë presion në punë dhe në fund të ditës do të jeni lodhur. Mundohuni ta ndani ose planifikoni punën së bashku me kolegët.
Bricjapi
Jini të sinqertë me veten tuaj sepse është lëvizja e vetme që mund t’iu ndihmojë të shpëtoni nga çdo situatë. Mos hezitoni të merrni atë që preferoni dhe mos sakrifikoni dëshirat tuaja për hir të personave të tjerë. Do të jeni konfuzë për të vendosur nga ta nisni, por vini prioritet ndaj gjërave që doni të bëni.
Ujori
Ky mund të jetë një moment shumë domethënës në jetën tuaj. Aftësitë sociale dhe inteligjenca do t’ju japin mundësinë që të jeni tepër të suksesshëm në aspektin profesional, por edhe shoqëror. Përdorni intuitën.
Peshqit
Ideja për të bërë ndryshime të mëdha në jetën tuaj mund të rishfaqet. Kjo vlen për ndryshime në jetën personale apo profesionale. Merreni shtruar dhe vlerësoni të gjitha opsionet. Me kalimin e ditëve gjërat do të bëhet më të qarta dhe do ta keni shumë më të lehtë për të marrë një vendim.