2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Sukseset dhe prioritetet e Ministrisë së Brendshme në Kongresin e Partisë Socialiste

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi një analizë pozitive të sezonit turistik dhe sigurisë publike në Kongresin e Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, ai theksoi sukseset në zbatimin e politikave të sigurisë, përmirësimin e situatës rrugore dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Ministri shprehet i përgatitur për zgjedhjet parlamentare dhe thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tjera për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend.

Ky Kongres i Partisë Socialiste erdhi në momentin e duhur, në aspektin e detyrave dhe bilanceve tona qeverisëse në të gjitha nivelet, por edhe të axhendës tonë politike që duhet të përmbyllet me fitoren e zgjedhjeve të radhës parlamentare.

Lajmi më i bukur i këtij viti nuk është vetëm shifra 10 milionë (që presim të mbyllim deri më 31 Dhjetor), por çertifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse. Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.

Siguria publike, në këtë sezon turistik historik, ishte një test i rëndësishëm pasi çertifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurtë turistik, me ZERO ngjarje kriminale, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar. Sezoni i ri turistik do të ketë Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike si një forcë shtesë për garantimin e sigurisë në destinacionet kryesore turistike. Inspektoriati Kombëtar i Mbrjtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera do duhet të garantojnë plazhe të lira dhe bregdet të pastër, nga Velipoja deri në Ksamil.

Investimet në infrastrukturën rrugore, përdorimi i teknologjisë në kontrollet e policisë rrugore ka sjellë një përmirësim tepër të madh të indikatorëve të sigurisë në rrugët e Shqipërisë. Në 10 vitet e fundit numri makinave në pronësi të qytetarëve shqiptarë është dyfishuar, nga 445.956 mjete në në vitin 2013, në 758.000 mjete në vitin 2022, ndërsa numri i aksidenteve është përgjysmuar nga 2075 në vitin 2013 në 1.165 në vitin 2022, ndërsa 2023 do të vazhdojë trendi i uljes së numrit të aksidenteve.

Por nuk është vetëm kjo. Në këtë analizë nuk përfshihet rritja me disa fish e numrit të mjeteve me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri, krahasuar me 10 vite më parë. Vera e zgjatur e këtij viti na ndihmoi shumë për turizmi, por na vendosi përballë një numri të frikshëm zjarresh. Kam ndjekur dhe do të vazhdoj të ndjek personalisht proceset gjyqësore në ngarkim të 101 shtetasve të arrestuar/proceduar penalisht për këtë fenomen barbar.

Të dashur miq, Prej ditës së parë si Ministër i Brendshëm kam kuptuar se suksesi në këtë detyrë publike është i pamundur pa krijimin e një fryme skuadre në përpjekjen për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues.
Kam shtërnguar duart me një pjesë të madhe të efektivëve dhe do të vijoj të takohem e dëgjoj me vëmendje çdo anëtar të trupës së Policisë. Rezultatet e arritura deri më tani janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar.

Në territorin e kësaj republike s’mund të ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët, të cilët edhe kur policia i shoqëronte tek dera e komisariatit, ata dilnin po atë ditë nga dritarja me vendime të blera tek tezgat e drejtësisë së vjetër.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë.

Hetime komplekse në bashkëpunim me SPAK apo prokuroritë e jursidiksionit të përgjithshëm në rrethe po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash.
Falë vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, edhe hetimi i vrasjeve të 21 Janarit është një detyrë prioritare për policinë dhe prokurorinë. Ka një rënie drastike të numrit të vrasjeve kriminale gjatë këtij viti, 32 deri më tani 2023 krahasuar me 42 në vitin 2022 dhe me 124 në vitin 2012. Duke e bërë vitin 2023 si një vit historik për rendin dhe sigurinë.

Këtu nuk duhet lënë pa përmendur edhe rritja e zbulueshmërisë dhe forcës parandaluese. Indeksi Europian mbi Kriminalitetin dhe Sigurinë Publike e përcakton tashmë Shqipërinë si një vend me indicator sigurie më të lartë sesa fqinjë tanët të cilët janë anëtarë të Bashkimit Europian. Vetëm në 20 javët e fundit, Policia e Shtetit ka realizuar 13 Operacione Kombëtare dhe 490 operacione policore lokale, me 3549 persona të ndaluar.
Lufta kundër fenomenit shqetësues të përdorimit të lëndëve narkotike po garanton cdo ditë shkolla dhe komunitete më të sigurta.

Deri në këtë moment falë Operacionit Kombëtar “TEMPULLI” janë goditur 24 grupe kriminale
dhe janë vendosur para drejtësisë 495 shtetas, prodhues, shpërndarës dhe trafikantë të lëndëve narkotike.
Operacioni Kombëtar “SUNDIMI I LIGJIT” po jep gjithashtu rezultate të kënaqshme duke cuar para drejtësisë 302 shtetas, të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, grupe kriminale të përfshira në organizim të paligjshëm të lojërave të fatit, për armëmbajtje pa leje, për mashtrim, kontrabandë dhe krime të tjera ekonomike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT