Tensionet përshkallëzohen në hyrje të Kuvendit, ku deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë, por janë penguar nga Garda.
Në pamje, shihet Flamur Noka dhe të tjerë që shkallmojnë derën, ndërsa dëgjohet thyerja e xhamave.
Edhe deputetët e opozitës, të cilët nuk janë të përjashtuar, janë ndaluar që të futën brenda.
Dashnor Sula ka tentuar të kalojë mbi punonjësit e Gardës për të hyrë në Parlament, por nuk është lejuar të kalojë. Situata vazhdon të jetë e pasigurtë në ambientet parlamentare.