13.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Kryeministri Rama: Çështja e Belerit duhet të zgjidhet mes dy vendeve

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama ka diskutuar marrëdhëniet me Greqinë dhe tensionet e fundit lidhur me cështjen Beleri. Rama theksoi se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen direkt mes dy vendeve dhe se këto mosmarrëveshje nuk duhet të ndikojnë në procesin e integrimit europian.

Kryeministri shprehu shqetësimin e tij për faktin që disa vende anëtare të BE-së mund të përdorin mosmarrëveshjet bilaterale për të penguar procesin e integrimit të një vendi. Ai tha: “Nuk është e kuptueshme dhe e paarsyeshme që në një proces integrimi, ku një vend hyn në negociata, të vonohet për shkak të një çështjeje bilaterale.”

Për çështjen e dallimit me Greqinë, Rama theksoi se është një çështje që Shqipëria dhe Greqia duhet ta trajtojnë mes tyre dhe nuk duhet të lidhet me procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Ai theksoi nevojën për të ndarë çështjet bilaterale nga procesi i negociatave europiane.

Gjithashtu, Rama vuri në dukje se Shqipëria është e interesuar për të thelluar miqësinë dhe partneritetin strategjik me Greqinë dhe se ata duan të jenë një vend europian në Ballkan, jo thjesht një shtet ballkanik në BE.

“Sigurisht që është trajtuar nga ana ime edhe çështja e vështirësisë që prej vitesh krijojnë mosmarrëveshjet bilaterale të një vendi me një tjetër, në tryezën e BE-së. Për hir të së vërtetës ka një sensibilizim shumë të lartë sidomos nga vendet më me eksperiencë dhe më me jetëgjatësi të BE-së, lidhur me faktin se si çështjet bilaterale të eksportuara nga një vend anëtar në tryezën e Këshillit Europian, krijojnë pengesa të paarsyeshme. Çështjet bilaterale duhet të zgjidhem mes dy vendeve. Është e pakuptueshme dhe e paarsyeshme që në një proces integrimi, ku një vend hyn në negociata, hyn në një fazë përfundimtare të shtet bërjes evropianë, të pengohet, të vonohet sepse ka një çështje bilaterale. Mbase do ishte më e kuptueshme që kur vjen momenti që vendi i ka përfunduar të gjitha e është gati të votohet, të ngrihen e të thonë, jo unë nuk jam dakord. Kjo kërkesë nuk është vetëm e paarsyeshme, por është joevropianë në frymë. Natyrisht rastet dhe historitë kanë qenë jo një e dy por më shumë se një e dy dhe nuk është rastësi, që të gjitha këto raste vijnë nga zona e Ballkanit. Nëse nuk gjendet një rrugë për të ndarë njëherë e mirë çështjet bilaterale nga negociatat, do kemi shumë vështirësi rrugës.

Në raport me çështjen e dallimit aktual mes nesh dhe Greqisë, unë kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh që duhet ta trajtojmë mes nesh. Sa na takon si Shqipëri nuk e shikojmë të lidhur as me procesin e negociatave dhe as me përmbajtjen e marrëdhënies sonë. Greqia është një partner strategjik, me të cilin duam të thellojmë miqësinë duke bërë gjithçka që na takon ne. Ne duam të jemi një vend europian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE”,-tha kryeministri Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT