9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Fatmir Mediu: “Dua të dalë e vërteta rreth tragjedisë së Gërdecit”

Pas përfundimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi se dëshiron të dalë e vërteta rreth tragjedisë së Gërdecit. Ai shprehu qëndrimin se ka vepruar në respekt të ligjit të detyrimeve të NATO-s dhe BE-së dhe ka pasur marrëdhënie korrekte me strukturat. Mediu tha se nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për Gërdecin.

Ish-ministri tha se vendi i demontimit ishte cështje e domosdoshme për sigurinë në rajon dhe se kjo veprimtari u krye duke respektuar procedurat ligjore. Ai theksoi se ka dorëzuar një raport të policisë ushtarake ku denoncohen shkeljet e kompanisë dhe se do të jetë prezent në çdo seancë të trajtimit të çështjes së Gërdecit.

Mediu komentoi edhe akuzat për dëm ekonomik, duke thënë se këto ishin akte të vlerësuara sipas procedurave dhe ligjeve që duhet të zbatohen në këtë rast. Ai vlerësoi se detyra e ministrit është të vlerësojë dhe adresojë çështje, jo të akuzojë, dhe se nuk ka një akt që të ketë ardhur tek ai dhe të ketë neglizhuar ose mos e vlerësuar.

Dua të dalë e vërtetë rreth këtij procesi. U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit të detyrimeve të NATO e BE. Po ashtu ka patur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat. Nuk ka patur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për Gërdecin. Sot vura në dijeni një dokument të policisë ushatarake. Qëndrimi im ka qenë i prerë duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Sot ka nevojë të kuptohet që, ky demontim ishte domosdoshmëri detyrim ligjor, sepse ishte cështje sigurie për rajonin. Kërksa ishte e vlerësuar sipas procedurave. Vendi i demontimit, nuk ka asnjë praktikë në ministrinë e mbrojtjes. Në ministri ka një gjë, çdo urdhër obligon strukturat të dalin me urdhrat dhe raportimet përkatëse. Kjo është është e shkruar në ligj e rregullore. Kam bërë detyren time në përputhshmëri me të gjitha këto akte

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...